Njoftim për bashkëpunim me fondacionin “Turkiey Maarif Vakfi”


Ditën e enjte, më datë 21.06.2018, Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. dr Sabri Laçi zhvilloi një takim me Drejtorin për Shqipërinë të Fondacionit “Turkiey Maarif Vakfi”, në përfundim të cilit u ra dakord për financime me ndërmjetësinë e fondacionit për:

  1. Bursa studimi për studentët të të tria niveleve;
  2. Tryeza të rrumbullakëta, seminare, simpoziume, konferenca;
  3. Trajnime, specializime për çështje të arsimit dhe shkencës;
  4. Shkolla verore/dimërore me tematikë me interes dypalësh;
  5. Marrëveshje binjakëzimi me departamentet homologe, në universitetet e Turqisë;
  6. Botime të revistave, akteve të konferencave, librave, në bashkëautorësi, me përfaqësues të universiteteve turke;
  7. Ekspedita mësimore të grupeve të studentëve në Turqi.

Njësitë bazë dhe individët e interesuar për bashkëpunim me këtë fondacion, mund të shprehin interesin me shkrim në adresën e e-mail-it të asistentes së Dekanit: aniska.gjoni@fhf.edu.al

Shpërnda lajmin: