Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Sot përbëhet nga gjashtë departamente, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre studimor në fusha si Histori, Gjeografi, Gjuhësi, Letërsi, Gazetari dhe Komunikim, Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore. Fakulteti ofron programe studimore të të gjitha niveleve.
I integruar në Universitetin Shtetëror të Tiranës që nga krijimi i tij në vitin 1957, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë sot ofron 6 programe studimi Bachelor, 13 programe të studimeve pasuniversitare Master i Shkencave dhe Master Profesional si edhe studime në nivelin doktoral.
Fakulteti ka në bazë të veprimtarisë së vet MENDIMIN SHKENCOR KRITIK në mbështetje të formimit pedagogjik dhe aktivitetit kërkimor. Aktivitetet akademike të promovuara nga departamentet synojnë të japin një kontribut të rëndësishëm në JETËN SOCIALE të vendit.
Stafi i Fakultetit tonë merr pjesë aktive në PROJEKTE KËRKIMORE në bashkëpunim dhe partneritet me kolegët e INSTITUCIONEVE TË HUAJA KËRKIMORE.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka si objektiv parësor përgatitjen e mësuesve, gazetarëve, studiuesve të historisë, të arkeologjisë, të trashëgimisë kulturore, të gjuhës dhe të letërsisë, të gjeografisë, të medias dhe komunikimit, nëpërmjet programeve dhe kërkimit shkencor.
Të kuptuarit:Studenti mund të kuptojë fjalime të gjata edhe kur nuk janë ndërtuar qartë, si dhe kur janë të mbushura me shprehje me nënkuptime. Ai mund të kuptojë pa vështirësi emisione televizive, filmat, letërsi, tekste që shprehin fakte, stile të ndryshme të të shkruarit, si dhe artikuj të specializuar me udhëzime të gjata edhe nëse nuk lidhen me profesionin e tij.
Të folurit: Në këtë nivel studenti mund të shprehet lirshëm dhe spontanisht, pa u përpjekur të kërkojë fjalët. Ai mund ta përdorë gjuhën në mënyrë elastike dhe të efektshme në marrëdhëniet shoqërore apo profesionale. Gjithashtu, ai mund të paraqesë përshkrime të qarta dhe të hollësishme mbi subjekte të ndërlikuara, duke zhvilluar dhe sqaruar pikëpamjet e tij. Ai ka një përvetësim të mirë të shprehjeve idiomatike dhe familjare.
Të shkruarit: Studenti mund të shkruajë një tekst të qartë dhe të ndërtuar mirë mbi tema të ndërlikuara, mund të hartojë ese, raporte, etj., duke përdorur një stil që i përshtatet. Në këtë nivel ai zotëron një përvetësim të mirë të një repertori të gjerë leksikor, që e lejon të kalojë me lehtësi mangësitë me anë të perifrazave.
Njohuri gramatikore: Në këtë nivel studenti zotëron të gjitha njohuritë morfologjike dhe sintaksore të avancuara që e lejojnë të mbajë në mënyrë konstante një shkallë të lartë të korrektesës gramatikore. Gabimet janë të rralla dhe të vështira për t’u vënë re.