Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Sot përbëhet nga gjashtë departamente, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre studimor në fusha si Histori, Gjeografi, Gjuhësi, Letërsi, Gazetari dhe Komunikim, Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore. Fakulteti ofron programe studimore të të gjitha niveleve.
I integruar në Universitetin Shtetëror të Tiranës që nga krijimi i tij në vitin 1957, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë sot ofron 6 programe studimi Bachelor, 13 programe të studimeve pasuniversitare Master i Shkencave dhe Master Profesional si edhe studime në nivelin doktoral.
Fakulteti ka në bazë të veprimtarisë së vet MENDIMIN SHKENCOR KRITIK në mbështetje të formimit pedagogjik dhe aktivitetit kërkimor. Aktivitetet akademike të promovuara nga departamentet synojnë të japin një kontribut të rëndësishëm në JETËN SOCIALE të vendit.
Stafi i Fakultetit tonë merr pjesë aktive në PROJEKTE KËRKIMORE në bashkëpunim dhe partneritet me kolegët e INSTITUCIONEVE TË HUAJA KËRKIMORE.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka si objektiv parësor përgatitjen e mësuesve, gazetarëve, studiuesve të historisë, të arkeologjisë, të trashëgimisë kulturore, të gjuhës dhe të letërsisë, të gjeografisë, të medias dhe komunikimit, nëpërmjet programeve dhe kërkimit shkencor.
Të kuptuarit: Studenti mund të kuptojë pikat themelore, kur përdoret një gjuhë e saktë dhe standarde dhe nëse bëhet fjalë për tema të njohura, që kanë lidhje me punën, shkollën, kohën e lirë, etj. Ai mund të kuptojë thelbin e njënumri emisionesh në radion ose televizion mbi aktualitetin ose mbi tema që e interesojnë në fushën profesionale, nëse flitet relativisht ngadalë dhe qartë. Gjithashtu, studenti mund të kuptojë tekste të hartuara kryesisht në një gjuhë të përditshme, si edhe përshkrimin e ngjarjeve, shprehjen e ndjenjave dhe të urimeve në letra personale.
Të folurit: Studenti mund të përballojë shumicën e situatave në të cilat mund të gjendet gjatë njëudhëtimi, në një zonë ku flitet gjuha. Ai mund të marrë pjesë pa u përgatitur në një bisedë me tema të njohura apo që kanë lidhje me jetën e përditshme si: familja, koha e lirë, puna, udhëtimet dhe aktualiteti. Gjithashtu, ai mund të shprehet në mënyrë të thjeshtë për të treguar veprimtari dhe ngjarje, ëndrrat apo qëllimet e tij. Ai mund të tregojë një histori, përmbajtjen e një libri, e një filmi, etj.
Të shkruarit:Studenti mund të shkruajë një tekst të thjeshtë dhe koherent mbi tema të njohura ose që e interesojnë personalisht. Ai mund të përshkruajë me shkrim përvojat dhe përshtypjet e tij. Në këtë nivel studenti zotëron mjaftueshëm mjetet gjuhësore pavarësisht nga fjalori i kufizuar që ka.
Njohuritë gramatikore: Në këtë nivel studenti merr thelbin dhe elementët bazë të morfologjisë. Ai ka një kontroll të mirë gramatikor dhe pavarësisht disa gabimeve që mund të bëhen, ai është i kuptueshëm.