Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Sot përbëhet nga gjashtë departamente, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre studimor në fusha si Histori, Gjeografi, Gjuhësi, Letërsi, Gazetari dhe Komunikim, Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore. Fakulteti ofron programe studimore të të gjitha niveleve.
I integruar në Universitetin Shtetëror të Tiranës që nga krijimi i tij në vitin 1957, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë sot ofron 6 programe studimi Bachelor, 13 programe të studimeve pasuniversitare Master i Shkencave dhe Master Profesional si edhe studime në nivelin doktoral.
Fakulteti ka në bazë të veprimtarisë së vet MENDIMIN SHKENCOR KRITIK në mbështetje të formimit pedagogjik dhe aktivitetit kërkimor. Aktivitetet akademike të promovuara nga departamentet synojnë të japin një kontribut të rëndësishëm në JETËN SOCIALE të vendit.
Stafi i Fakultetit tonë merr pjesë aktive në PROJEKTE KËRKIMORE në bashkëpunim dhe partneritet me kolegët e INSTITUCIONEVE TË HUAJA KËRKIMORE.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka si objektiv parësor përgatitjen e mësuesve, gazetarëve, studiuesve të historisë, të arkeologjisë, të trashëgimisë kulturore, të gjuhës dhe të letërsisë, të gjeografisë, të medias dhe komunikimit, nëpërmjet programeve dhe kërkimit shkencor.
Të kuptuarit: Studenti mund të kuptojë shprehje dhe një fjalor shumë të përdorshëm që lidhet me veten, familjen e tij, blerjet, mjedisin e afërt, punën dhe profesionin. Ai mund të kapë thelbin e lajmërimeve, të mesazheve të thjeshta dhe të qarta. Gjithashtu, ai mund të lexojë tekste të shkurtra, informacione të veçanta, dokumente të përditshme si: reklama, fletëpalosjet, menutë, oraret, si dhe letra personale të shkurtra dhe të thjeshta. Studenti ka një fjalor të ngushtë që i përmbahet nevojave të përditshme konkrete.
Të folurit: Studenti mund të komunikojë gjatë kryerjes së detyrave të thjeshta dhe të zakonshme, të cilat kërkojnë një shkëmbim informacioni të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë mbi tema dhe veprimtari të njohura. Mund të kuptojë dhe të marrë pjesë në mënyrë të mjaftueshme bashkëbisedime të thjeshta. Gjithashtu, ai mund të përdorë një seri frazash për të përshkruar thjeshtë familjen e vet, banesën, si dhe profesionin e tij.
Të shkruarit: Studenti mund të shkruajë shënime dhe mesazhe të thjeshta dhe të shkurtra, si edhe letër personale falënderimi shumë të thjeshtë.
Njohuri gramatikore: Studenti mund të përdorë disa struktura të thjeshta gramatikore, duke njohur rastet më të thjeshta të përdorimit të emrave, përemrave dhe foljeve.