Niveli A1

 

  • Të kuptuarit: Studenti mund të kuptojë fjalë të njohura dhe shprehje të përditshme në lidhje me veten, me familjen dhe me mjedisin konkret që e rrethon, nëse njerëzit flasin qartë dhe ngadalë. Gjithashtu mund të kuptoje lajmërime, afishe etj. Ai ka një repertor elementar fjalësh të izoluara dhe shprehjesh, që përdoren në situata konkrete të veçanta.
  • Të folurit: Studenti mund të komunikojë në mënyrë të thjeshtë, sidomos kur bashkëfolësi i ripërsërit frazat. Mund të bëjë pyetje të thjeshta mbi tema të njohura ose mbi sende për të cilat ka nevojë të menjëhershme. Ai mund të përshkruajë vendbanimin dhe të afërmit e tij.
  • Të shkruarit: Mund të shkruajë një kartoline të thjeshtë, si dhe të sjellë detaje personale në një pyetësor, të shkruajë emrin, mbiemrin, kombësinë, adresën në një formular hoteli.
  • Njohuri gramatikore: Studenti ka një kontroll të limituar të strukturave sintaksore dhe forma gramatikore të thjeshta, që i përkasin një repertori të memorizuar.

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara