Nga leksioni i hapur: “Kërkimi shkencor në kuadër të një shoqërie dinamike”

Si pjesë e projektit të përbashkët të Departamentit të Historisë dhe Perform Helvetas të titulluar “Kërkimi shkencor në kuadër të një shoqërie dinamike”, në datën 22 shkurt është organizuar në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë leksioni i profesorit dhe historianit të njohur Bernd Fischer. Profesor Fischer prezantoi temën “Sfidat metodologjike në trajtimi e historisë së Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri”. Leksioni u ndoq me interes nga studentë e pedagogë të FHF.