Nga leksionet e shkollës dimërore “Lidhjet austro-shqiptare”

Në ditën e pestë dhe përmbyllëse të shkollës dimërore “Lidhjet austro-hungareze” zhvilloi leksionin e tij Prof. Karl Kaser i Universitetit të Grazit mbi Politikën austro-hungareze në Ballkan gjatë luftës së parë botërore.
Në përfundim të shkollës dimërore studentëve ju shpërndanë dhe certifikatat pjesëmarrëse gjatë 5 ditëve të shkollës.
***
Në ditën e katërt të shkollës dimërore studentët u njohën me kontributin austro-hungarez mbi demografinë shqiptare gjatë Luftës së Parë Botërore. Dr Gentiana Kera ju pasqyroi studentëve të dhënat dhe analizat kryesore të Regjistrimit të popullsisë shqiptare ne vitin 1918, te kryer në zonën e pushtimit austriak të Shqipërisë.
Prof. Dr. Mimoza Kore zhvilloi leksionin mbi teoritë e kontributet kryesore të filologëve austro-hungarezë si dhe gjermanë mbi gjuhën shqipe, origjinën dhe evoluimin e saj. Sot duket se ka një interes te rizgjuar mbi studimet e gjuhës shqipe, nisur dhe nga studimet e reja të ardhura nga bota gjermanisht-folëse.
Studentët u aktivizuan në një bashkëbisedim mbi huazimet dhe përkimet e gjuhës shqipe me gjuhët e tjera.
***
Në ditën e tretë të Shkollës dimërore studentët u njohën me kontributin e studiuesve austro-hungarezë ne fushat e muzeologjisë dhe arkeologjisë. Leksionet u zhvilluan nga Dr. Dorian Koçi dhe Dr. Esmeralda Agolli.
***
Dita e dytë e shkollës dimërore, “Lidhjet austro-shqiptare” vazhdoi me leksionet e Robert Pichler dhe Lindita Komani. Dr. Pichler ndau me studentët eksperiencat e tij në udhëtimet e shumta në Shqipërinë e Veriut, ku në një leksion interaktiv me studentët u diskutuan traditat, kultura dhe e drejta zakonore shqiptare.
Ndërsa Znj. Komani diskutoi me studentët eksperiencën e saj në studimin dhe përkthimin e literaturës shqip në gjermanisht dhe atë gjermane në shqip. Gjithashtu ajo i angazhoi studentët në diskutime të zjarrta mbi ndodhitë historike të 100 viteve të shkuara, të pasqyruara në botimet austro-hungareze, duke i krahasuar me aktualitetin dhe gjeopolitikën në Ballkan.

***

Në ditën e parë të Shkollës Dimërore, “Lidhjet austro-shqiptare”, 25 studentë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, por dhe të fakulteteve të tjera të Universitetit të Tiranës ndoqën leksionet e programuara të shkollës. Në ceremoninë e hapjes morën fjalën përshëndetëse Dekani i FHF, Prof. Dr Sabri Laçi, Ambasadori i Republikës së Austrisë, Dr. Johann Sattler si dhe Shefja e Departamentit të Historisë, Prof. Dr. Asoc. Eva Hyskaj, të cilët pasqyruan bashkëpunimin shkencor midis Fakultetit, Departamentit të Historisë dhe Ambasadës së Austrisë në Tiranë në kuadër edhe të Vitit Austri-Shqipëri, që Ministria e Jashtme austriake ka shpallur 2018.

Në kuadër të leksioneve, Dr. Enriketa Papa-Pandelejmoni lektoroi mbi “Politikën dhe Interesat austro-hungareze në trevat shqiptare gjatë shek. XIX-1918” si dhe mbi “Marrëdhëniet diplomatike Austri-Shqipëri gjatë periudhës së komunizmit”. Ndërsa Dr. Kurt Gostentschnigg lektoroi mbi tematikën e “Shkenca mids Politikës dhe Ushtrisë. Albanologjia austro-hungareze 1867-1918/Wissenschaftim Spannungsfeld von Politik und Militär. Die österreichisch-ungarische Albanologie 1867-1918”, tematikë e zgjeruar imtësisht edhe në botimin e fundit të Dr. Gostenschnigg po me të njëjtin titull.

unnamed (1) (2)
« 4 of 14 »
Shpërnda lajmin: