Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Sot përbëhet nga gjashtë departamente, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre studimor në fusha si Histori, Gjeografi, Gjuhësi, Letërsi, Gazetari dhe Komunikim, Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore. Fakulteti ofron programe studimore të të gjitha niveleve.
I integruar në Universitetin Shtetëror të Tiranës që nga krijimi i tij në vitin 1957, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë sot ofron 6 programe studimi Bachelor, 13 programe të studimeve pasuniversitare Master i Shkencave dhe Master Profesional si edhe studime në nivelin doktoral.
Fakulteti ka në bazë të veprimtarisë së vet MENDIMIN SHKENCOR KRITIK në mbështetje të formimit pedagogjik dhe aktivitetit kërkimor. Aktivitetet akademike të promovuara nga departamentet synojnë të japin një kontribut të rëndësishëm në JETËN SOCIALE të vendit.
Stafi i Fakultetit tonë merr pjesë aktive në PROJEKTE KËRKIMORE në bashkëpunim dhe partneritet me kolegët e INSTITUCIONEVE TË HUAJA KËRKIMORE.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka si objektiv parësor përgatitjen e mësuesve, gazetarëve, studiuesve të historisë, të arkeologjisë, të trashëgimisë kulturore, të gjuhës dhe të letërsisë, të gjeografisë, të medias dhe komunikimit, nëpërmjet programeve dhe kërkimit shkencor.
Për të realizuar me efektivitet procesin e arkëtimit të të ardhurave nga tarifat e shkollimit, për vitin akademik 2024-2025, ju rikujtojmë edhe një herë sqarimet e mëposhtme: Bazuar në: VKM...
Lajmërohen të gjithë studentët të cilët janë në pritje të përjashtimit nga tarifa dhe reduktimit 50% se është miratuar lista e re për vitin akademik 2024-2025. Klikoni listat respektive si...
Bazuar në VKM-në Nr. 780 datë 26.12.2018, për reduktimin në masën 50% të tarifës së shkollimit më poshtë janë udhëzimet e nevojëshme dhe formulari i aplikimit:<br> Njoftojmë se përjashtimin nga tarifa...
Në zbatim të V.K.M-së Nr. 40 datë 23.01.2019 dhe VKM-së Nr. 251 datë 27.03.2020 për përjashtimin nga tarifa e shkollimit më poshtë janë udhëzimet e nevojëshme dhe formulari i aplikimit. <br>...
Në zbatim të V.K.M-së Nr. 39 datë 23.01.2019 për përfitimin e bursave, më poshtë janë udhëzimet e nevojëshme dhe formulari i aplikimit. <br> Bursën mund t’a përfitojnë vetëm studentët e...
Organizimi i procesit të mbledhjes së dokumentacionit të studentëve që përfitojnë bursa dhe të studentëve që përfitojnë përjashtim/reduktim të tarifave të shkollimit, për vitin akademik 2024-2025 do të organizohet në...
Lajmërohen të gjithë studentët të cilët janë në pritje të bursës studentore të ndjekin hapat e mëposhtme: 1. Verifikoni emrin tuaj në listën këtu… Nëse i përkisni listës plotësoni aplikimin sipas pikës...