Në kuadër të rrjetit COST janë hapur thirrjet e reja për propozime për vitin 2024


Në kuadër të rrjetit COST janë hapur thirrjet e reja për propozime për vitin 2024, me afat aplikimi deri më data 23 Tetor 2024. Veprimet COST janë platforma ideale për të bashkuar dhe për të bashkëpunuar me ekspertë nga fusha, prejardhje dhe vende të ndryshme për të avancuar shkencën dhe teknologjinë dhe për të rritur rrjetin e kërkimit profesional. Si një rrjet kërkimor ndërdisiplinor që bashkon studiuesit dhe novatorët COST është i hapur për të gjitha fushat e shkencës dhe teknologjisë, duke përfshirë ato të reja dhe ato në zhvillim.

Projekt – propozimet e pjesëmarrësve synohet që të kontribuojnë në përparimin dhe zhvillimin e njohurive shkencore, teknologjike, ekonomike, kulturore ose shogërore të Evropës duke inkurajuar në veçanti ato ndërdisiplinore. Të gjitha propozimet dorëzohen nëpërmjet platformës së dedikuar online të COST që përdoret për menaxhimin e granteve, e njohur si e-COST.

Në rast interesimi, për informacion më të detajuar referojuni link-ut  https://www.cost.eu/60-new-actions-oc20231/


Shpërnda lajmin: