Në Ditën Ndërkombëtare të GIS workshopi më temë “GIS in Geosciences – Geography students in action”


Në Ditën Ndërkombëtare të GIS – Geographical Information Systems, më 17 Nëntor 2021, Departamenti i Gjeografisë UT do të realizojë workshopin më temë “GIS in Geosciences. Geography students in action” . Në qendër të ketij aktiviteti do të jenë punimet e studentëve të Masterit “GIS i Aplikuar” dhe lidhja e tyre me tregun e punës.

Ky workshop synon të realizojë shkëmbimin e përvojave dhe arritjeve të studentëve përmes produkteve GIS të cilat mund të implementohen si metodologji kërkimore shkencore, në qeverisje vendore dhe lokale, vendimarrje hapësinore etj;, si dhe të lidhë Universitetin me tregun e punës, duke krijuar mjedisin e përshtatshëm dhe mundësinë me qëllimin që punëdhënës potencialë të interesuar, të njihen me kapacitetet njerëzore dhe shkencore të studentëve të diplomuar në Masterin “GIS i aplikuar” pranë Departamentit të Gjeografisë. Përmes referimeve ata do të paraqesin  kërkimin e tyre shkencor dhe përvojën e tyre në GIS, të konceptuar me një spektër të gjerë dhe të lirë tematikash.

Në fund të eventit anëtarët e Departamentit të Gjeografisë do të diskutojnë ide bashkëpunimi me institucione publike apo kompani private, ide projektesh në fushën e GIS, si dhe konkretisht pregatitjen e një programi bashkëpunimi me GDI (kompania përfaqësuese e ESRI për softwaret e GIS), në të mirë të studentëve të Gjeografisë dhe specifikisht të Masterit “GIS i aplikuar” dhe të inserimit të tyre më të suksesshëm në tregun e punës.

Pas referimeve të studentëve, në pjesën e dytë të ditës atyre do t’u krijohet mundesia që në mjediset e Laboratorit të GIS pranë Departamentit të Gjeografisë UT, të ndjekin online workshope dhe trajnime të tjera të organizuar nga instutucione akademike dhe qëndra kërkimore shkencore në rajon dhe Europë, fokusuar në aplikime të GIS në qeverisjen lokale, menaxhimin e territorit, zhvillimin e qëndrueshëm etj.

Klikoni këtu për programin e plotë…


 

Shpërnda lajmin: