Mundësi për studentët PhD në Universitetin e Granadës, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët PhD të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Granadës, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve PhD për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Doktoraturë;
Kohëzgjatja e bursave:
3 muaj (maj – korrik);
Bursat përfshijnë:
Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:
CV (në gjuhën angleze / spanjolle);
Kopje e Pasaportës;
Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
Listë notash të nivele të mëparshme të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
Letër motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;
Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);
Për t’u njohur me gjuhët e huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:
Research plan, sipas linkut:
Letër pranimi paraprake;
Afati për aplikim: 23 Shkurt 2024.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!