Mundësi për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni


Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024, në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni.
📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
📌Nivelet e mobilitetit dhe kohëzgjatja:
– Bachelor (1 semestër);
– Master (1 semestër);
📌Fushat e studimit:
👉Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara në gjuhën angleze nga Universiteti Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, klikoni në adresën:
https://erasmus.ujk.edu.pl/info-for…/courses-in-english/
📌Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (universiteti pritës do të mbulojë një kosto prej 275 Euro);
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
📌Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV
– Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash (në gjuhën shqipe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
-*Learning Agreement;
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/…/Learning_agreement_for_studies…
📌Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Diplomë bachelor;
– Listë notash bachelor (në gjuhën shqipe dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash master (në gjuhën shqipe dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/…/Learning_agreement_for_studies…
ℹ️Afati për aplikim: 11 Dhjetor 2023
📎Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe të skanuara në adresën e-mail: iro@unitir.edu.al.
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al
😃Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!


 

Shpërnda lajmin: