Mundësi për studentët!


🎯Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Malagas, në Spanjë, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025. https://www.uma.es/

📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫️Shkëmbimin e studentëve për studime;
📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
▫️Bachelor;
▫️Master;
📌Kohëzgjatja e bursave:
▫️1 semestër;
* Studentët e vitit të parë bachelor nuk mund të aplikojnë;
* Për studentët e nivelit Master, nevojitet një aplrovim paraprak nga universiteti pritës (koordinatori / drejtuesi në fakultetin / departamentin pritës)
📌Fushat e studimit:
▫️Drejtësi;
▫️ Ekonomi;
▫️Shkenca komunikimi;
▫️Shkenca natyrore;
▫️Psikologji;
▫️Gjuhë e huaj;
▫️Histori – Filologji;
▫️Punë sociale.
📌Bursat përfshijnë:
▫️Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
▫️Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
👉Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut: http://ec.europa.eu/…/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
▫️CV (në gjuhën angleze / spanjolle);
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
▫️Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
▫️Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;
▫️Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);
▫️*Learning Agreement;
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://www.uma.es/…/ANNEX%20I-B%20Learning%20Agreement…
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:
▫️CV;
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);
▫️Diplomë Bachelor;
▫️Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);
▫️Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);
▫️Letër motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
▫️Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);
▫️Letra e pranimit paraprak, për të cilën duhet t’i referoheni linkut: https://www.uma.es/…/105836/coordinadores-de-movilidad/
▫️*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Malagas lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://www.uma.es/…/ANNEX%20I-B%20Learning%20Agreement…
👉Studentët e nivelit Master, të cilët do të propozojnë të kryejnë një periudhë shëmbimi për temën e diplomës, duhet bashkëngjitur edhe dokumenti sipas linkut: https://www.uma.es/…/ANNEX%20I-C%20Abstract-of-PhD…
ℹ️Afati për aplikim: 07 Qershor 2024
📎Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al
😃Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Shpërnda lajmin: