Mundësi për Grante Individuale
- Marie- Curie Sklodowska Marie Sldovoska Curie Actions-MSCA: Thelbi i aplikimit është Bursa Individuale qe jepen për individin studiues. Në këtë kuadër funksionojnë 3 (tre) lloje bursash individuale si më poshtë cituar:
– Bursa Europiane (European Fellowship) që nënkupton se studiues të ndryshëm nga vende të BE-së apo vende kandidate për BE apo edhe nga vende të tjera mund të aplikojnë për një periudhë të caktuar kohe për të realizuar kërkime shkencore pranë një institucioni kërkimor në Europë për një periudhë kohor 1-2 vjet;
– Bursa Globale (Global Fellowship) që nënkupton se studiues të ndryshëm nga vende të BE-së apo vende kandidate për BE apo edhe nga vende të tjera mund të aplikojnë për një periudhë kohore 2-3 vjet kohe për të realizuar kërkime shkencore pranë një instuticioni kërkimor në çdo vend jashtë BE;
– Bursa e Zgjerimit (Widening Fellowship) që nënkupton se studiues të ndryshëm nga vende të BE-së apo vende kandidate për BE apo edhe nga vende të tjera kanë mundësinë të aplikojnë për një periudhë të caktuar kohore për të realizuar kërkime shkencore pranë një instuticioni kërkimor në vendet që kanë perspektivë zgjerimi si Bjellorusia, Ukraina, Armenia dhe Gjeorgjia. Më shumë informacion Materiali 1 dhe Materiali 2
- QENDRAT KËRKIMORE- CEI, EIT DHE JRC QENDRA E PËRBASHKËT E KËRKIMIT SHKENCOR E BE-SË (ANGL JOINT RESEARCH CENTER – JRC) klikoni këtu