Mundësi për bursa në Universitetin Santiago de Compostela, në Spanjë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie në Universitetin Santiago de Compostela, në Spanjë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023.
Llojet e mobilitetit:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fushat e shkëmbimit:
– Fakulteti i Drejtësisë;
– Fakulteti i Shkencave Sociale;
– Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë;
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 + 2 ditë;
Mobiliteti duhet të kryhet në periudhën 29 janar – 01 maj 2024.
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / spanjolle), në varësi të fushës që propozohet të kryhet shkëmbimi;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / spanjolle);
– Vërtetim Punësimi, në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në gjuhën angleze / spanjolle, në varësi të gjuhës që propozohet të kryhet shkëmbimi;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar mobilitetet e kryera, emrin e universitetit dhe periudhën e shkëmbimit);
– Letër ftese paraprake nga një pedagog i universitetit pritës:
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 24 Nëntor 2023
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!