Programi Master Shkencor


MSH-Gjeografi është njësi e veçantë në strukturën akademike të Universitetit të Tiranës. Është shkollë 2 vjeçare me kohë të plotë, e cila ofron programe studimi për diplomë masteri të shkencave në fushën e gjeografisë.

MSH-Gjeografi ka si mision:

  1. Të realizojë formimin shkencor të gjeografëve të ardhshëm.
  2. Të kultivojë tek ata aftësitë për gjetjen, seleksionimin dhe klasifikimin e informacionit shkencor.
  3. Të aftësojë specialistët e ardhshëm për realizimin e vrojtimeve, matjeve, sondazheve dhe anketave në terren, duke punuar individualisht ose në grup.
  4. Të krijojë shprehi dhe shkathtësi në orientimin drejt në burimet e informacionit statistikor, ndërtimin e pasqyrave, grafikëve, planeve dhe hartave tematike etj., përmes përdorimit të GIS-sit.
  5. Të kultivojë frymën e bashkëpunimit, pranimit të kritikës shkencore dhe respektimit të mendimit ndryshe.

Objektivat e MSH-Gjeografi

  1. Të aftësojë studentët për kërkim indipendent në bibliotekë, Institute, Arkiv, INSTAT dhe institucione të tjera shtetërore;
  2. Të aftësojë studentët për kërkim në terren (matje, intervista, sondazhe etj) hartimin, organizimin dhe realizimin e projekteve shkencore; shkrimit akademik dhe botimet shkencore.
  3. Të zhvillojë veprimtari kërkimore bazuar në projekte dhe programe bashkëkohore, të bazuara në modelet e shkollave analoge të vendeve të zhvilluara.
  4. Të orientojë veprimtarinë kërkimore në aspektet teorike dhe praktike të problematikës gjeografike aktuale, bazuar në metodat dhe teknika bashkëkohore më të avancuara.
  5. Të ofrojë botime të llojeve të ndryshme në funksion të interesave të zhvillimit social. Ekonomik dhe mjedisor të vendit.
  6. Të zhvillojë veprimtarinë e vet duke pasur në fokus kërkesat në tregun e punës dhe lidhjen e formimit të studentëve më këto kërkesa.

Parimet e MSH-Gjeografi

  1. Liria akademike nënkupton mungesën e ndërhyrjes nga jashtë, të censurës dhe të barrierave në praktikën e veprimtarisë akademike. Ajo vështrohet si një parakusht për mendimin kritik, krijues si dhe për avancimin e dijeve dhe të kërkimit intelektual.
  2. Autonomia institucionale i referohet shkallës së vetërregullimit dhe të pavarësisë së saj, sipas së cilës: miraton vetë strategjinë e zhvillimit; miraton vetë programet kërkimore; ngre këshilla dhe komisione për realizimin e misionit të tij; ka të drejtën e përdorimit të ndërtesave dhe të pasurive të tjera të dhëna nga Universiteti i Tiranës ose dhurues të ndryshëm sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Parimi i cilësisë nënkupton zbatimin e standardeve akademike, kërkimore, menaxhuese, të infrastrukturës si në aspektin e kërkesave edhe të pritshmërive, të cilat duhet të plotësohen për të arritur idealin e përsosmërisë. Zbatimi i parimit të cilësisë nënkupton realizimin e vlerësimit të brendshëm, të vetëvlerësimit, të vlerësimit të jashtëm dhe të akreditimit, duke synuar përmirësimin, ndryshimin, përparimin dhe njohjen zyrtare të cilësisë së MSH-Gjeografi.
  4. Efektshmëria nënkupton funksionimin në një mënyrë të tillë që çon drejt realizimit të qëllimeve dhe objektivave të dëshiruara. Ky parim kërkon që gjërat të bëhen sipas një strategjie të parashikuar.
  5. Parimi i eficiencës nënkupton që MSH-Gjeografi të arrijë rezultate të mira me kosto të pranueshme për shoqërinë, të përdorë burimet njerëzore, materiale dhe mjetet në mënyrë optimale.
  • Cikli i studimit

Cikli i II i studimit

  • Emërtimi i Diplomës:

Master i Shkencave në Gjeografi

  • Kohëzgjatja e Programit të Studimit:

dy vite/ katër semestra

  • ECTS totale :

120 ECTS

  • Forma e studimit:

Studim me kohë të plotë

Shpërnda lajmin: