Programi Master Profesional
Plani Master Profesional Gjeografi (Drejtimi Mësuesi) është konceptuar dhe hartuar me disiplina të formimit të përgjithshëm, disiplina të formimit specifik dhe profesional, disiplina formuese të zgjedhura nga studentët, disiplina formuese metodike, për praktikën profesionale në shkollë dhe punimin e diplomës.
Nëpërmjet këtij plani synohet:
- t’u ofrohet studentëve apo të diplomuarve me diplomë të nivelit të parë, arsimim dhe trajnim në fushën profesionale në drejtimin e mësuesi.
- konsolidimi i formimit pedagogjik i studentëve me metodat dhe praktikat e përparuara dhe bashkëkohore të transmentimit të njohurive gjeografike tek nxënësit e arsimit parauniversitar;
- zhvillimi dhe rritja e aftësive organizative të studentëve në drejtim të menaxhimit të klasës dhe procesit të mësimdhënies
- rritja e aftësive profesionale dhe didaktike të studentit në drejtim të organizimit të metodave dhe praktikave bashkekohore të punës në grup, asaj të pavarur me nxënësit në klasë e jashtë saj.
Titulli i Diplomës që përfiton studenti është:
- Master Profesional në Gjeografi, drejtimi: “Mesuesi”