Modul Extrakurikular: Kërkimi shkencor në kuadër të një shoqërie dinamike

Modul Extrakurikular

Kërkimi shkencor në kuadër të një shoqërie dinamike

Viti akademik, 2017-2018

pranë Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Rruga e Elbasanit, Tiranë

Me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të njohurive, aftësive dhe metodologjisë kërkimore të studentëve të nivelit master, Fakulteti i Historise dhe Filologjise do të ofrojë gjatë semestrit të parë një kurs ekstrakurrikular ndërdisiplinor të titulluar Kërkimi shkencor në kuadër të një shoqërie dinamike.

Zhvillimi i këtij kursi mbështetet nga projekti PERFORM, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, i cili ka për objekt fuqizimin e rolit të kërkimit në fushën e shkencave sociale me qëllim dhënien e kontributit në proçeset e reformave sociale, ekonomike dhe politike.

Kursi synon të përgatisë studentët në lidhje me studime të thelluara të metodave të kërkimit shkencor, shkrimit akademik si edhe analizës statistikore të të dhënave. Në këtë mënyrë studentët do të pajisen me bazat e njohurive dhe praktikave më të mira të cilat do të mund t’i aplikojnë në finalizimin e kërkimit të tyre individual në përmbyllje të studimeve të nivelit master.

Programi

Moduli do të eksplorojë dokumente historike, sociologjike, politike dhe ligjore nga shkolla të ndryshme kërkimore të mendimit kritik, duke përfshirë ide në lidhje me kontekstin, shkakësinë, metodat e analizës, çështjet e objektivitetit, interpretimeve konfliktuale etj.

Kursi do të zhvillohet gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2017-2018, nëntor-shkurt, përgjatë një cikli me 15 leksione të cilat do të zhvillohen nga lektorë të huaj dhe shqiptarë të shkencave sociale, juridike dhe historisë. Çdo leksion do të ndahet në dy seanca me kohëzgjatje 60 minuta mësimore secila.  Përgjatë modulit do të zhvillohen vizita në institucionet kërkimore shqiptare ku studentët do të kenë mundësi të njihen me aspektin e aplikuar të kërkimit shkencor. Gjatë kursit studentët do të zhvillojnë kërkimin individual i cili do të finalizohet me një ese të përgatitur në bashkëpunim me një udhëheqës shkencor. Gjatë një workshop në përfundim të modulit studentët do të kenë mundësi të prezantojnë dhe ballafaqojnë gjetjet kryesore të punës së tyre kërkimore.

Ky modul u drejtohet studentëve të vitit të dytë MA në Histori, Mësuesi, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Sociale dhe Politike dhe Juridik duke u fokusuar në tematika kryesore si:

  • Mendimi historik në debatin bashkëkohor ndërkombëtar dhe shqiptar në lidhje me përdorimin e burimeve kërkimore, kontekstin dhe shkakësinë;
  • Shkollat historiografike dhe përdorimi i burimeve kërkimore;
  • Historia publike;
  • Teoritë e kërkimit shkencor në shkencat sociale;
  • Kërkimi empirik, mbledhja e të dhënave, analiza cilësore dhe sasiore në shkencat sociale;
  • Organizimi arkivor, ruajtja dhe katalogimi, zhvillimet bashkëkohore;
  • Metodat kërkimore të aplikuara në studimet ligjore;
  • Parimet e etikës në kërkimin shkencor.

Në fund të modulit studentët do të pajisen me çertifikata përkatëse të pjesëmarrjes. Esetë më të mira do të vlerësohen me çmime.

Apliko tani…


Shpërnda lajmin: