Mirëseardhja për studentët në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë UT


Të hënën 7 tetor 2024, qindra studentë kanë mbushur auditorët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, mes buzeqeshjeve dhe emocioneve të ditës së parë. Ata u mirëpritën nga drejtues të fakultetit, drejtues të departamenteve, dhe nga gjithë personeli akademik.

Ndërkohë, rreth 200 studentë të rinj janë ulur sot për herë të parë në auditorët e Fakultetit, në 5 ciklet e studimeve bachelor. Për ta ajo ishte një ditë ndryshe, sepse nisën një përvojë të re dhe një rrugëtim sa të bukur aq edhe sfidues.

Departamentet e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore, Gazetarisë dhe Komunikimit, Gjeografisë, Historisë, Gjuhës, Letërsisë, kanë mirëpritur studentët e tyre duke duke prezantuar stafet e tyre akademike dhe ndihmësakademike.

E vecantë ka qenë edhe përshendetja e përzemërt e Dekanit të ri të Fakuletit, Prof. Dr. Mark Marku, i cili u ka uruar mirëseardhjen të gjithë studentëve të viteve të para dhe i ka garantuar ata se do të jenë kryefjala e punës së cdo pedagogu të këtij fakulteti .

Suksese dhe një vit i mbarë akademik i mbushur plot me arritje për të gjithë!


Shpërnda lajmin: