Memorandum Bashkëpunimi midis FHF-së dhe Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”


Sot, Dekani i FHF-së (UT), Prof. Dr. Sabri LAÇI dhe Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”, Dr. Etleva DEMOLLARI, nënshkruan sot, më datë 12.05.2022, Memorandumin e Bashkëpunimit midis dy institucioneve. Me këtë akt, palët formalizojnë fillimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe disiplinat me interes të ndërsjellë.

Dekani LAÇI falënderoi Prof. dr. Valentina DUKA (Shefe e Departamentit të Historisë) dhe Drejtoreshën DEMOLLARI për vullnetin për të bashkëpunuar në interes të studentëve dhe të stafeve akademike, si për organizimin e praktikave profesionale, ashtu edhe për punë kërkimore dhe veprimtari shkencore.

Dr. DEMOLLARI shprehu vlerësime për FHF-në, si një nga institucionet më të rëndësishme të studimeve albanologjike dhe të përgatitjes së historianëve dhe arkivistëve, si dhe nënvizoi hapësirat e gjera që krijon memorandumi për bashkëpunim dhe promovim.

Prof. dr. DUKA lavdëroi performancën e Muzeut me gjethe dhe u shpreh e bindur për suksesin e bashkëpunimit në kuadër të këtij memorandumi.


Shpërnda lajmin: