Marrëveshje financimi e Qendrës së Ekselencës Jean Monnet 2022-2025 “Europianizimi i Politikave Publike në Shqipëri”.


Me kënaqësi njoftojmë se midis EACEA dhe UT u nënshkrua me sukses marrëveshja e financimit të Qendrës së Ekselencës Jean Monnet 2022-2025 “Europianizimi i Politikave Publike në Shqipëri”.
Kjo është qendra e parë e tillë e fituar nga Universiteti i Tiranës dhe do të zbatohet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, nën koordinimin e Dr. Juliana Gjinko dhe Dr. Meljana Bregu.

Qendra ka si objektiv kryesor promovimin e ekselencës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e studimeve Europiane dhe gjenerimin e njohurive në mbështetje të europianizimit të politikave publike për të forcuar rolin e BE-së në Shqipëri.


 

Shpërnda lajmin: