Marrëveshje bashkëpunimi midis FHF-së dhe QBD-së


Sot, më datë 01.10.2020, në mjediset e FHF-së, u firmos Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Qendrës së Botimeve të Diasporës dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Në prani të autoriteteve drejtuese të FHF-së dhe të përfaqësuesve të QBD-së, marrëveshja u nënshkrua nga Dekani i FHF-së, Prof. dr. Sabri LAÇI dhe Drejtoresha e QBD-së, Mimoza HYSA ÇULIQI.

Palët do të bashkëpunojnë për të koordinuar punën për kërkimin shkencor dhe krijimin e mundësive për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

Përmes kësaj marrëveshje, palët tregojnë për rëndësinë që i kushtojnë studimit dhe rritjes së cilësisë së mësimdhënies së gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, si dhe shtimit të studimeve, në të mirë të promovimit dhe përhapjes së plotë të vlerave identitare të kombit shqiptar.

 

 

Shpërnda lajmin: