Letër falenderimi nga Bashkia Tiranë drejtuar Prof. Dr. Erenestina Halili, drejtuese e Klubit të Dramës


Kjo letër falenderimi është për bashkëpunimin e frytshëm me kolazhin “Migjeni” një montazh me pjesë nga krijimtaria e autorit, si veprimtari pjesëmarrëse në Edicionin  e Dytë të Festivalit MetroFest-Drama Shqipe si laborator njohjeje dhe kërkimi.

Puna e Teatrit Metropol është duke u shtrirë dhe fuqizuar çdo ditë e më shumë në drejtim të një realiteti të qëndrueshëm në nxitjen e programeve inovative qe mundësojnë shtrirje dhe komunikim me te thjeshte me publikun e të gjitha shijeve sidomos mes dramaturgjisë dhe krijimtarisë shqiptare  dhe dëshirojmë  te theksojmë  se kjo mundësi ka qene shume e dobishme për ne dhe shprehim mirënjohjen për besimin dhe bashkëpunimin tuaj për ta realizuar me sukses.

Ne këto vite te ndryshimeve dinamike, shoqëria shqiptare e ka shumë të nevojshme mbështetjen e programeve që ofrojnë mundësi të zgjerimit të kufijve të ndjenjave, mendimeve dhe veprimeve të individit në shoqëri, si edhe të njerëzve që përgatisin dhe realizojnë programe me rezultate të dukshme dhe të sinqerta.

Kështu që, edhe një here dëshirojmë t’ju falënderojmë për vullnetin e  mirë dhe kontributin Ju – znj. Erenestina dhe studentet e Klubit te Dramës, por gjithashtu edhe te kërkojmë nga ju për te zhvilluar më tej këto marrëdhënie, në një tryezë të rrumbullaket me fokus dramaturgjinë shqiptare dhe studentet e rinj qe duan ta  provojnë  dhe zhvillojnë veten ne këtë lëmi. Detajet mbi këtë te fundit, do t’ua nisim se shpejti.

Bashkëngjitur letra e falenderimit…

Shpërnda lajmin: