Leksione të hapura mbi digjitalizimin e mësimdhënies në Universitet
Në kuadër të projektit Erasmus+, bashkëpunimi midis Departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Tiranës me Universitetin e Nantës sjell këtë javë (11- 16.04.2022) përvojën akademike franceze në kontekstin e digjitalizimit (jo thjesht mësimdhënien online).
Përfaqësuesit e Institutit të Gjeografisë dhe Menaxhimit IGARUN të Universitetit të Nantës si dhe të njësisë së digjitalizimit UN e-SEA do të mbajnë dy leksione të hapura mbi teknikat e digjitalizimit të mësimdhënies në universitet. Gjatë pandemisë ne mësuam të përdorim mësimdhëninen online, por digjitalizimi i mësimdhënies dhe ndërtimi i resurseve pedagogjike digjitale është shumë më tepër se sa kaq. Digjitalizimi është një tendencë në rritje edhe në universitetet më të mira në botë.
Leksioni është i hapur për të gjithë, dhe është i vlefshëm dhe interesant si për pedagogët ashtu edhe për studentët.
Leksionet do të mbahen ditën e enjte dt 14 prill, në orën 11.00-13.00 dhe 14.00-16.00, në sallën «Konrad Adenauer» të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në gjuhën angleze.
Ndërsa të premten ora 15.00-17.00 leksioni do të mbahet në gjuhën frënge në mjediset e Aleancës Franceze të Tiranës (Rruga e Barrikadave).
Në vijim është përshkrimi i detajuar i leksioneve.
Mësimdhënia në distancë, burimet digjitale dhe organizimi i i punës
Objektivat e trajnimit:
- Të identifikojmë karakteristikat e përgjithshme të mësimdhënies në distancë
- Të aftësohemi për të ndërtuar një orë mësimore duke përdorur burime të hapura digjitale
- Të përdorim qasjen e bazuar në probleme
Metodologjia:
Vënia e mësimdhënësve në kontekstin e përdorimit të burimeve të hapura edukative, me qëllim për t’i lejuar atyre të kuptojnë dhe të njohin një rast konkret në trajnimin e trajnerëve «Pjesemarrja ne prodhimin e një burimi të hapur edukativ»
Pjesa1
- Dallimi i formave kryesore të mësimdhënies në distancë/mësimdhënies hibride
- Përcaktimi i një burimi digjital edukativ bazuar në shembuj: prezantimi I llojeve të ndryshme të burimeve (FOAD, REL…)
- Kuptimi i burimeve të hapura edukative dhe veçoritë e tyre në kontekstin e përdorimit të gjerë në publik – ILLUSTRER
Pjesa 2
- Përkufizimi i konceptit të mentorit dhe instruktorit
- Përkufizimi i konceptit të trajnuesit/ udhëheqësit/ lehtësuesit dhe qëndrimet e ndryshme
Pjesa 3
- Krijimi i një situate hipotetike (Konteksti/ Audienca / Mësimdhënësi / Objektivi) >> krijimi i një matrice mbështetëse
- Propozimi i formave të mentorimit / trajnimi dhe mbështetjeje te studentëve si dhe te aktivizimit.
Pjesa 4
- Ndërtimi i një metodologjie pune
- Përcaktimi i etapave të realizimit të punës në grup
- Përcaktimi i roleve të secilit pjesëtar
- Propozimi i mjeteve që ndihmojnë për të arritur objetivat
- Hartimi i një sekuence pedagogjike duke përdorur burimet digjitale