Leksione me studentët e Historisë nga Prof.dr. Nicolas Patin
Në datat 8, 9 dhe 10 maj prof.dr. Nicolas Patin nga Universiteti Bordeaux Montaigne, zhvilloi leksione me studentët e Historisë në nivelet Bachelor dhe Master dhe me studentët e Institutit të Studimeve Evropiane.
Temat mbi të cilat prof. Patin mbajti leksionet ishin:
- Bashkimi Evropian, vështrim nga pikëpamja gjermane;
- Një analizë e re mbi ardhjen në pushtet të nazizmit në Gjermani;
- Një këndvështrim ndryshe i historisë së Bashkimit Evropian.
Nga ana e studentëve pati një interes të madh për çështjet në fjalë, gjë që u reflektua edhe mbi pyetjet dhe diskutimet përgjatë këtyre takimeve.