8.9.2026

Leksion i hapur në FHF: “Gjuha shqipe përmes lirikës së Kadaresë dhe Agollit”


Më 8 shtator në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, u zhvillua leksioni i hapur me temë: "Albanian Language through the Lyrics of Kadare and Agolli" (Gjuha shqipe përmes lirikës së Kadaresë dhe Agollit), i konceptuar për studentët dhe studiuesit ndërkombëtarë që mësojnë gjuhën shqipe.

Prezantimi u mbajt nga Prof. asoc. dr. Edlira Tonuzi (Macaj), zëvendësdekane e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.

Gjatë ligjëratës, pjesëmarrësit patën mundësi të kuptojnë ndërveprimin mes gjuhës shqipe, letërsisë dhe muzikës në disa ndalesa specifike ku mundën të eksplorojnë strukturën sintaksore, pasurinë semantike dhe nuancat emocionale të shqipes përmes vargjeve të dy kolosëve të letërsisë, Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit. Aktiviteti u shoqërua me diskutime mbi metodat integruese të mësimdhënies së shqipes si gjuhë e dytë përmes arteve. Vëmendja ndaj lirikave të veçanta të përshtatura në kēngë, shtoi interesin e tyre për trashëgiminë kulturore shqiptare dhe nxitjen e leximit dygjuhësh të autorëve përfaqësues. Dita u përmbyll me vizitën dhe pērzgjedhjen e librave përkatës pranë bibliotekës "Ismail Kadare" të Fakultetit tē Historisē dhe tē Filologjisē.


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara