Leksion i hapur “Gjuha dhe ideologjia në veprat e Orwell-it”
Më 14 prill 2023, studentët e vitit të tretë, të degës Gjuhë-letërsi, ndoqën ligjëratën e hapur me temë “Gjuha dhe ideologjia në veprat e G. Orwell-it”. I ftuar për këtë leksion qe Dr. Granit Zela, studiues, shkrimar e përkthyes i njohur për prurjet e tij nga gjuha angleze, mes të cilave edhe përkthimi i eseve të Orwell-it.
Zela diskutoi me studentët për çështje të ngurtësimit të gjuhës nga pushtetet totalitare si formë manipulimi, për “newspeak”-un oruellian si përpjekje për ta asgjësuar gjuhën ekzistuese si dhe për parashikimin e Orwell-it se gjuha do të shkruhej nga makineritë.
Ndër të tjera, Dr. Zela foli edhe për rëndësinë e leximit krahasues mes varianteve të përkthimeve të veprës së Orwell-it në gjuhën shqipe dhe për perspektivat hulumtuese, që çel ky lexim krahasues.
Leksioni i hapur u zhvillua në kuadër të lëndës “Etnografi e ligjërimit publik”, nën kujdesin e Dr. Elsa Skënderi.