Lajmërim për staf akademik me kohë të pjesshme nga kategoria asistent lektor
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka nevojë për 1 (një) staf akademik me kohë të pjesshme nga kategoria asistent lektor, për lëndën si më poshtë:
- Turqisht-osmanisht
a). Kritere të përgjithshme:
- Të ketë Diplomë ose Çertifikatë për turqisht dhe për osmanisht.
- Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8 dhe mbi 8.5 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata dhe të mos jetë nën efektin e masave diplinore.
- Të ketë publikime dhe pjesëmarrje me kumtesa në tubime shkencore
b). Kritere te veçanta:
- Preferohen kandidatët që kanë kryer studimet në Turqi.
- Të ketë përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë jo më pak se 3 vjet
- Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në seminare.
- Të ketë aftësi komunikuese.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim
- Curriculum vitae
- Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
- Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
- Tituj ose grada shkencore (nëse ka, të noteruara)
- Vërtetim të qendrës së punës ku punon dhe të pagës që merr.
- Fotokopje të mjetit të identifikimit
- Dëshmi penaliteti
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
- Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.
Dokumentacioni do të dorëzohet pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje.
Afati i dorëzimit së dokumentacionit është nga data 24.010.2018-31.10.2018