Lajmërim për staf akademik me kohë të pjesshme

Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit ka nevojë për staf akademik me kohë të  pjesshme nga kategoria asistent lektor, për lëndën si mëposhtë:

Meqenëse në konkursin e  datës 18.10.2019  të organizuar  nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit nuk u  paraqit asnjë kandidaturë hapim konkursin   për lëndën: Dizajnimi i PR dhe Marketing. Niveli Master. Viti II.

  • Lënda: Dizajnimi i PR dhe Marketing. Niveli Master. Viti II.

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Diplomë e studimeve universitare në Gazetari dhe Komunikim në universitetet shqiptare të akredituara apo në universitete jashtë vendit.
  2. Titulli doktori i shkencave në gazetari apo shkenca komunikimi
  3. Nota mesatare e studimeve universitare mbi 8.
  4. Tëzotërojnë me dëshmi gjuhën angleze.
  5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

b). Kritere te veçanta:

  1. Të ketë përvojë në mësimdhënie
  2. Të ketë kryer punime shkencore në drejtimet që mbulon lënda
  3. Aftësi për të punuar në grup,komunikues dhe te punojë nën presionion e kohës.
  4. Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në auditor

 

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  4. Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  5. Tituj ose grada shkencore (të noterizuara)
  6. Vërtetim të qendrës së punës ku punon dhe të pagës që merr.
  7. Fotokopje të mjetit të identifikimit
  8. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare , workshop
  9. Të paktën dy referenca nga profesor të fakultetit përkatës
  10. Dëshmi penaliteti
  11. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
  12. Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë laborantes së departamentit.

Përzgjedhja e kandidatëve  fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje.

Afati i dorëzimit së dokumentacionit është  data 25.10.2018, ora 12.00

Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *