Ashtu si laboratorët e tjerë multimedialë, edhe Laboratori i Radios përfaqëson një investim bashkëkohor me teknologjinë më të fundit audiovizive. Kjo studio është konceptuar si një hapësirë moderne e orientuar plotësisht drejt formateve të reja të komunikimit, si videocast dhe podcast, pa lënë pas dore realizimin e intervistave klasike radiofonike.
Studioja ka një kapacitet prej deri në 4 të ftuar njëkohësisht dhe është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme profesionale për një cikël të plotë produksioni:
Pajisjet Video: 4 kamera statike dhe 4 ndriçues (prozhektorë) profesionalë që garantojnë cilësi maksimale për transmetimet me video (videocasts).
Pajisjet Audio: 4 mikrofonë të instaluar të cilësisë së lartë dhe një pult miksimi (audio mixer) për menaxhimin e zërit në kohë reale.
Post-produksioni: Një stacion pune (kompjuter) i dedikuar për montazhin audioviziv dhe përpunimin e materialeve përpara publikimit.
Në këtë laborator, studentët zotërojnë praktikisht të gjitha fazat e prodhimit të emisioneve audio dhe formateve digjitale, duke u përgatitur drejtpërdrejt për industrinë moderne të medias.
Më të fundit