Konferencë shkencore ndërkombëtare “Shaban Demiraj, personalitet i gjuhësisë, arsimit dhe i kulturës shqiptare”

 


Departamenti i Gjuhësisë i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, UT, organizon konferencën shkencore ndërkombëtare “Shaban Demiraj, personalitet i gjuhësisë, arsimit dhe i kulturës shqiptare” në datën 30 tetor 2020, në godinën “Liria”.

Konferenca i fillon punimet në orën 09:30 me seancën plenare në të cilën do të mbahen fjala e hapjes dhe fjalët përshëndetëse nga:

  1. Përgjegjësi i Departamentit të Gjuhësisë, Prof. dr. Shezai Rrokaj
  2. Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. dr. Artan Hoxha
  3. Drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASA), Prof. dr. Valter Memisha
  4. Prof. dr. Bardhyl Demiraj në emër të familjes dhe si studiues i veprës së Prof. Shabanit

Në vazhdim do të shfaqet pjesa I e dokumentarit për prof. Shaban Demirajn.

Konferenca do të vijojë punimet me dy sesionet shkencore ku në secilin prej tyre do të paraqesin studimet e tyre rreth 36 kumtues.

Në fund të konferencës do të jetë rubrika e diskutimeve.

Programin e detajuar e gjeni bashkëngjitur këtij informacioni.

Ju ftojmë të merrni pjesë për të ndjekur këtë konferencë!

Komisioni organizues i konferencës:

Prof. dr. Shezai Rrokaj

Akad. Ethem Likaj

Prof. dr. Seit Mansaku

Prof. dr. Aljula Jubani

Prof. dr. Dhimitri Bello

Prof. dr. Mimoza Gjokutaj

Prof. dr. Kristina Jorgaqi

Prof. dr. Mimoza Kore

Prof. asoc. Anila Çepani

Ftesa e konferences klikoni këtu…

Programi i konferencës klikoni këtu…


 

Shpërnda lajmin: