Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Gjeografia dhe zhvillimi: 110 vjet shtet shqiptar”


Në datat 16 dhe 17 Dhjetor 2022 Departamenti i Gjeografisë i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës organizoi Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Gjeografia dhe zhvillimi: 110 vjet shtet shqiptar”. Në këtë konferencë morën pjesë 62 autorë nga 4 vende të rajonit, të cilët kontribuan me gjithsej 36 punime shkencore të përzgjedhura nga Bordi Shkencor i Konferencës. Në ditën e parë Konferenca iu dedikua studentëve dhe punimeve me poster, ndërsa në ditën e dytë u paraqitën punimet me prezantime të drejtpërdrejta në 3 sesione paralele pune. Punimet ishin në fusha të ndryshme të studimeve gjeografike dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, të gjitha me fokusin për të ndriçuar marrëdhënien e studimeve në fushën e gjeografisë me tendencat dhe sfidat zhvillimore të Shqipërisë deri tani dhe në të ardhmen. Punimet e Konferencës u botuan në një “Përmbledhje të Abstrakteve”, ndërsa punët e plota do të botohen shumë shpejt në një numër të posaçëm të Revistës Shkencore “Studime Gjeografike”, botim i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë UT.



 

Shpërnda lajmin: