Klubi i Dramës


Klubi i Dramës, është laboratori, ku talentet studentore, nën drejtimin e Dr. Erenestina Gjergji Halili, anëtare e Departamentit të Letërsisë, sjellin çdo vit, emocionet artistike e skenike të veprave letrare e dramatike, të autorëve shqiptarë e të huaj.
Është një atelie, që frymon disiplinë, pasion e gëzim, por edhe vlera pedagogjike në harmoni me vizionin e universiteteve kudo në botë sot për edukimin skenik e të folurën në publik të studentëve.
Prej vitit të themelimit më 2012, si i vetmi klub universitar në vend, ai numëron mbi 120 pjesëmarrës dhe mbi 20 performanca brenda e jashtë vendit.
Ky klub mbetet pikëtakimi artistik, profesional e miqësor i pasionantëve të letërsisë e të skenës, prej nga gjinia e dramës merr jetë.


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara