Kërkesë për shprehje interesi për pozicionin “Pikë kombëtare e kontaktit për programin Horizon Europe”


Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian Horizon Europe – Programi Kuadër për Kërkimin dhe Inovacionin, shpall kërkesën për shprehje interesi për pozicionin “Pikë Kombëtare e Kontaktit për Programin Horizon Europe”.
Të interesuarit për të vepruar si PKK për programin Horizon Europe duhet të dërgojë përmes postës në Agjencinë Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), dokumentet si vijon:
1. Shprehje interesi shoqëruar me një letër motivimi për të vepruar si PKK për programin Horizon Europe;
2. Jetëshkrimin e tij/saj sipas formatit Europass (në english);
3. Dokumente mbështetëse që provojnë veprimtarinë e tij/saj kërkimoreshkencore;
4. Letër mbështetëse nga punëdhënësi – sipas shtojcës 3 bashkëlidhur – që e lejon kandidatin të veprojë si PKK për programin Horizon Europe në kuadër të punësimit të tij në institucionin punëdhënës.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit të mësipërm është 15 Prill 2024.

Informacion i detajuar jepet në linkun https://nasri.gov.al/horizon-europe


 

Shpërnda lajmin: