“Në kuadër të “Javës së Cilësisë”, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë mirëpriti Komisionin e Përhershëm të Sigurimit të Standardeve të Cilësisë të Universitetit të Tiranës. Kjo nismë synon nxitjen e një kulture të përmirësimit të vazhdueshëm dhe rritjes së cilësisë në arsimin e lartë.
“Java e Cilësisë” përfaqëson një moment reflektimi dhe angazhimi për të gjithë institucionin, për një edukim cilësor dhe të qëndrueshëm, që do të reflektohet në përgatitjen e studentëve të aftë për tregun e punës.