“STUDIME ALBANOLOGJIKE” është një revistë shkencore e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, e themeluar në vitin 1996. Revista “STUDIME GJEOGRAFIKE” është një revistë kombëtare që boton punime kërkimore në fushën e Gjeografisë dhe në disiplina të tjera të përafërta.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Sot përbëhet nga gjashtë departamente, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre studimor në fusha si Histori, Gjeografi, Gjuhësi, Letërsi, Gazetari dhe Komunikim, Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore. Fakulteti ofron programe studimore të të gjitha niveleve.
I integruar në Universitetin Shtetëror të Tiranës që nga krijimi i tij në vitin 1957, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë sot ofron 6 programe studimi Bachelor, 13 programe të studimeve pasuniversitare Master i Shkencave dhe Master Profesional si edhe studime në nivelin doktoral.
Fakulteti ka në bazë të veprimtarisë së vet MENDIMIN SHKENCOR KRITIK në mbështetje të formimit pedagogjik dhe aktivitetit kërkimor. Aktivitetet akademike të promovuara nga departamentet synojnë të japin një kontribut të rëndësishëm në JETËN SOCIALE të vendit.
Stafi i Fakultetit tonë merr pjesë aktive në PROJEKTE KËRKIMORE në bashkëpunim dhe partneritet me kolegët e INSTITUCIONEVE TË HUAJA KËRKIMORE.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka si objektiv parësor përgatitjen e mësuesve, gazetarëve, studiuesve të historisë, të arkeologjisë, të trashëgimisë kulturore, të gjuhës dhe të letërsisë, të gjeografisë, të medias dhe komunikimit, nëpërmjet programeve dhe kërkimit shkencor.
Përmbyllet “Work and Study” 2024-2025, panairi informues i dedikuar të rinjve mbi mundësitë dhe rrugëtimin e tyre universitar. Ky aktivitet udhëtoi në të gjitha qarqet kryesore të vendit përgjatë muajit...
FHF gjatë “Ditëve të Karrierës” hap dyert për maturantët, duke i mirëpritur ata në ambientet e tij dhe duke u ofruar një mundësi unike për të njohur nga afër programet...
Përmbyllet “Work and Study”2023-2024, panairi i dedikuar informimit të të rinjve mbi zgjedhjet dhe perspektivat e tyre universitare. Gjatë gjithë muajit mars, ky aktivitet u zhvillua në disa prej qarqeve...
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, UT, ishte i panishëm në panairin për Punë dhe Aftësi “Work and Study”, që u zhvillua në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë,...