Hapet thirrja për pjesëmarrje në Shkollën Verore II të organizuar në kuadër të projektit Jean Monnet Module “ALPAsEU”
Në kuadër të Modulit Jean Monnet ALPAsEU organizohet Shkolla Verore “Vlerësimi social dhe ekonomik i Zonave të Mbrojtura në perspektivën e integrimit të Republikës së Shqipërisë në BE”.
Në këtë Shkollë Verore, studentët do të kenë mundësi të njohin më thellë metodat dhe praktikat më të mira të vlerësimit social dhe ekonomik të Zonave të Mbrojtura në vendet e BE-së dhe mundësitë e aplikimit të tyre në Republikën e Shqipërisë. Stafi trajnues do të ofrojë njohuri dhe ekspertizë në disiplina si: shkencat sociale, ekonomike, mjedisore dhe të teknologjisë SIG/RS, duke u dhënë mundësinë pjesëmarrësve për të kuptuar modelet bashkëkohore të vlerësimit të ZM-ve, në përputhje me direktivat e BE-së.
Janë të ftuar të marrin pjesë studentët e programeve master në gjeografi dhe në shkencat e arfërta, si dhe gjithë të interesuarit e tjerë.
Vendi: Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë dhe online
Datat: 01-04 korrik 2024
Tarifa: Falas
Regjistrohuni këtu: https://forms.gle/ULhv6nsNNtW1CRAFA
Në përfundim të Shkollës Verore pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.
Ju mirëpresim!