21.05.2026

Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin e Studimeve të Palermos në Itali


🎯Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Studimeve të Palermos në Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.
https://www.unipa.it/
📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫Shkëmbimin e studentëve për studime;
📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
▫Bachelor;
▫Master;
▫PhD.
📌Kohëzgjatja e bursave:
▫1 semestër;
📌Fushat e studimit:
▫Sociologji;
▫Histori;
▫Arkeologji.
👉Për t’u njohur me programet e studimit të ofruara nga Universiteti i Studimeve të Palermos klikoni këtu... 
📌Bursat përfshijnë:
▫Kompensimin mujor për studentët (900 EUR në muaj);
▫Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
👉Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/.../erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor / Master / PhD:
▫CV (në gjuhën angleze / italiane, sipas programit të studimit);
▫Kopje e Pasaportës;
▫Lista e notave për nivelin aktual dhe të mëparshëm të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht / italisht, sipas programit të studimit);
▫Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht / italisht, sipas programit të studimit);
▫Letër Motivimi (në gjuhën angleze / italiane, sipas programit të studimit);
▫Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B1);
▫*Dokumenti Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, nga koordinatori në nivel departamenti, nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=VA5CFyG33kg
ℹAfati për aplikim: 28 Maj 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al
😀Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!


 

Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara