
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor;

Master;

PhD.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime (për nivelin bachelor);

Shkëmbimin e studentëve për traineeship (për nivelin master / PhD);

Kohëzgjatja e bursave:

1 semestër (për studentët bachelor);

5 deri në 30 ditë (për studentët master / PhD);

Fushat e studimit:

Për t’u njohur me katalogun e lëndëve klikoni në adresat:

Bursat përfshijnë:

Kompensimin mujor (850 EUR në muaj, ndërsa për një periudhë nga 5 deri në 30 ditë studenti merr për mbështetje individuale 70 €/ditë për 14 ditët e para dhe 50 € në ditë për ditët në vijim, deri në 30 ditë);

Kostot e udhëtimit (275 Euro)
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

CV;

Kopje e Pasaportës;

Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

Certifikatë e gjuhës së huaj;

Learning Agreement;

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement, sipas versionit të UT, klikoni në adresën:

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

CV;

Kopje e Pasaportës;

Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

Diplomë bachelor;

Listë notash bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

Listë notash master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ greke);

Certifikatë e gjuhës së huaj;

Learning Agreement;

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement, sipas versionit të UT, klikoni në adresën:

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Doktoraturë:

CV;

Kopje e Pasaportës;

Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

Diplomë Bachelor dhe Master;

Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

Letër motivimi (në gjuhën angleze ose greke në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht /Greqisht);

Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen temat që do të ndiqni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se si do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës tema të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

Afati për aplikim: 24 Tetor 2024

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!