🎯Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për personelin me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie / trajnim në Universitetin Dunarea De Jos Galati, Rumani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025. https://en.ugal.ro/
📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;
📌Fushat (për personelin akademik):
▫Histori dhe Arkeologji;
▫Gjuhë angleze;
▫Ekonomiks;
▫Shkenca politike;
▫Sociologji dhe studime kulturore;
▫Adminstrim biznesi;
▫Drejtësi;
▫Kimi ushqimore;
👉Për t’u njohur me katalogun e kurseve klikoni në adresën: https://en.ugal.ro/.../undergraduate-and-master-studies
📌Kohëzgjatja e bursave:
▫5 + 2 ditë (mobiliteti duhet të realizohet brenda muajit qershor 2025);
📌Bursat përfshijnë:
▫Kompensim ditor (140 Eur / ditë);
▫Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
👉Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni: http://ec.europa.eu/.../erasmus-plus/tools/distance_en.htm
📌Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
▫CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
▫Kopje e Pasaportës;
▫Letër motivimi (në gjuhën angleze);
▫Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
▫Certifikata e gjuhës angleze B2;
▫Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar mobilitetet e kryera, emrin e universitetit dhe periudhën e shkëmbimit);
▫Plani i mobilitetit;
👉Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/.../10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
👉Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/.../10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx
*Plani i Mobilitetit për personelin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus+.
ℹAfati për aplikim: 25 Prill 2025.
📄Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
😀Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .