Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie në Universitetin Dunarea De Jos Galati, Rumani, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025. https://en.ugal.ro/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Fushat:

Histori dhe Arkeologji;

Gjuhë angleze;

Ekonomiks;

Shkenca politike;

Sociologji dhe studime kulturore;

Adminstrim biznesi;

Drejtësi;

Kimi ushqimore;

Kohëzgjatja e bursave:

5 + 2 ditë;

Bursat përfshijnë:

Kompensim ditor (140 Eur / ditë);

Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

Kopje e Pasaportës;

Letër motivimi (në gjuhën angleze);

Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

Certifikata e gjuhës angleze B1;

Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar mobilitetet e kryera, emrin e universitetit dhe periudhën e shkëmbimit);

Plani i mobilitetit;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
*Plani i Mobilitetit për personelin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 18 Qershor 2024.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!