29.5.2026

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Malagas, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027


Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Malagas, në Spanjë, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.
https://www.uma.es/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Doktoraturë;
Kohëzgjatja e bursave:

- 1 semestër (12.09.2026-12.02.2027);
- 3 – 5 muaj brenda semestrit akademik;

Fushat e studimit:

- Drejtësi;
- Ekonomi;
- Shkenca komunikimi;
- Shkenca natyrore;
- Psikologji;
- Gjuhë e huaj;
- Histori – Filologji;
- Punë sociale.

Klikoni linkun:
https://www.uma.es/departamentos/

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për më shumë informacion klikoni këtu...


 

Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara