
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Granadës, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor;

Master;

PhD.

Kohëzgjatja e bursave:

Bachelor / Master – 5 muaj;

PhD – 3 muaj.

Fushat e studimit:

Klikoni linkun:

Bursat përfshijnë:

Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

CV (në gjuhën angleze / spanjolle);

Kopje e Pasaportës;

Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);

Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);

Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;

Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);

Për t’u njohur me certifikatat e gjuhëve të huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:

Learning Agreement;

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

Studentët duhet të aplikojnë online në linkun:

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:

CV;

Kopje e Pasaportës;

Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);

Diplomë Bachelor;

Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);

Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);

Letër motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);

Për t’u njohur me certifikatat e gjuhëve të huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:

Letra e pranimit paraprak, për të cilën duhet t’i referohuni linkut:

Learning Agreement;

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

Studentët duhet të aplikojnë online në linkun:

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Doktoraturë:

CV;

Kopje e Pasaportës;

Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);

Diplomë Bachelor dhe Master;

Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);

Letër motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);

Për t’u njohur me certifikatat e gjuhëve të huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:

Letra e pranimit paraprak, për të cilën duhet t’i referohuni linkut:

Plan pune, të firmosur nga udhëheqësi:

Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen temat që do të ndiqni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se si do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës tema të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

Afati për aplikim: 29 Tetor 2024

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!