
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Complutense të Madridit, në Spanjë për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor;

Master;

Kohëzgjatja e bursave:

Bachelor (1 semestër);

Master (1 semestër);
* Studentët e vitit të parë Bachelor nuk mund të aplikojnë.

Fushat e studimit:

Punë sociale;

Ekonomi;

Manaxhim Biznesi;

Shkenca politike;

Gazetari dhe media;

Tregëti dhe Turizëm;

Filozofi;

Gjeografi dhe Histori;

Filologji;

Matematikë dhe Statistikë;

Bursat përfshijnë:

Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

CV (në gjuhën angleze / spanjolle);

Kopje e Pasaportës;

Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);

Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);

Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;

Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht /Spanjisht);

Për më shumë informacion mbi gjuhët e huaja të pranuara nga universiteti partner referohuni linkut:

Learning Agreement (minimalisht 24 ECTS);

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:

CV;

Kopje e Pasaportës;

Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);

Diplomë Bachelor;

Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze / Spanjolle);

Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);

Letër motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B2 i gjuhës angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

Për më shumë informacion mbi gjuhët e huaja të pranuara nga universiteti partner referohuni linkut:

Learning Agreement (minimalisht 24 ECTS);
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Complutense lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

Afati për aplikim: 02 Korrik 2024.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!