
Në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, financuar nga Programi Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetet e mëposhtme në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Lista e universiteteve për aplikim:

Università Politecnica delle Marche

Università degli Studi di Camerino

Università degli Studi di Ferrara

Università degli Studi di Macerata

Università degli studi di Messina

Università degli Studi di Milano-Bicocca

Università degli Studi di Teramo

Università degli Studi di Trieste

Università degli Studi di Udine

Università degli Studi di Urbino “Carlo Bo”

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime;

Studenti mund të aplikojë në maksimumi 2 prej universiteteve të rrjetit njëkohësisht.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor;

Master;

Kohëzgjatja e bursave:

1 semestër;

Fushat e shkëmbimit:

Bazuar katalogut të lëndëve të ofruara në secilin universitet:

Bursat përfshijnë:

Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

Kopje e Pasaportës;

Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane), për studentët e nivelit Master duhet dhe lista e notave e nivelit Bachelor;

Kopje e diplomës (për studentët Master);

Letër Motivimi në gjuhën angleze / italiane;

CV (në gjuhën angleze / italiane);

Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2 / Italisht B2);

*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar programin që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët (në këtë rast kërkimi i temës së diplomës) dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet si të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

Afati për aplikim: 10 Tetor 2024

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!