Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët në Universitetin Vytautas Magnus, në Lituani, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025


🎯Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Vytautas Magnus në Lituani, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.

📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫️Shkëmbimin e studentëve për studime;
📌Kohëzgjatja e bursave:
▫️Bachelor (1 semestër);
▫️Master (1 semestër);
▫️Doktoraturë (1 semestër).
👉Për më shumë informacion rreth universitetit pritës klikoni:
📌Fushat e studimit:
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti Vytautas Magnus klikoni në adresën:
📌Bursat përfshijnë:
▫️Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
▫️Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
👉Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
▫️CV (në gjuhën angleze);
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Letër Motivimi në gjuhën angleze;
▫️Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
Në rast se studenti nuk ka një certifikatë të gjuhës së huaj, mund të pajiset me deklaratë nga pedagogu i lëndës në UT, sipas formatit të mëposhtëm:
▫️Learning Agreement;
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
▫️CV (në gjuhën angleze);
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Diplomë e nivelit Bachelor;
▫️Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Letër Motivimi në gjuhën angleze;
▫️Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
👉Në rast se studenti nuk ka një certifikatë të gjuhës së huaj, mund të pajiset me deklaratë nga pedagogu i lëndës në UT, sipas formatit të mëposhtëm:
▫️Learning Agreement;
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:
▫️CV (në gjuhën angleze);
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Diplomë e nivelit Bachelor dhe Master;
▫️Listë notash e nivelit Bachelor dhe Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Letër Motivimi në gjuhën angleze;
▫️Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
▫️Një përshkrim të shkurtër të planit të punës së propozuar, të miratuar edhe nga udhëheqësi në UT;
👉Në rast se studenti nuk ka një certifikatë të gjuhës së huaj, mund të pajiset me deklaratë nga pedagogu i lëndës në UT, sipas formatit të mëposhtëm:
▫️Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Vytautas Magnus lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
ℹ️Afati për aplikim: 6 Maj 2024
📎Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
😃Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!


Shpërnda lajmin: