Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët, për semestrin e parë ose të dytë të vitit akademik 2025-2026, në Universitetin Valladolid, Spanjë.
Llojet e mobilitetit:
-Shkëmbimin e studentëve Bachelor / Master;
Afati për aplikim: 29 prill 2025, ora 23:59 (Spanish Time).
I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.
Të gjithë aplikantët duhet detyrimisht të kryejnë 20-30 ECTS në Universitetin e Valladolidit dhe gjithashtu duhet t’u njihen në universitetin e origjinës 20-30 ECTS.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni nëSektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën:
iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!