9.3.2026

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e UT në kuadër të Programit Erasmus+ në Universitetin Sorbonne Paris Nord, Francë, për semestrin dytë të vitit akademik 2025-2026


Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus + BIP (Blended intensive programme) në Universitetin Sorbonne Paris Nord, Francë, për semestrin dytë të vitit akademik 2025-2026.

https://www.univ-spn.fr/

Llojet e mobilitetit:

Shkëmbimin e studentëve bachelor / master;

Tema e shkëmbimit: Culture, Languages and Tourism (3 ECTS)

Fushat:

Gjuhë e huaj;

Turizëm.

Kohëzgjatja: fizikisht: 13 – 17 prill 2026

Online: 6 prill 2026.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

CV (në gjuhën angleze);

Kopje e Pasaportës;

Vërtetim studenti dhe listë notash (për studentët master duhet përcjellë edhe lista e notave bachelor), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

Letër Motivimi në gjuhën angleze;

Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2).

Afati për aplikim: 12 mars 2026, ora 10:00.

Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara të dërgohen në adresën iro@unitir.edu.al .

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!


 

Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara