Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, në Turqi
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024.







Kurse në gjuhën angleze ofrohen në Departamentin “English Language Teaching and English Language and Literature”.




Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.







Gjatë aplikimit, të gjithë studentët duhet të dorëzojnë një rezultat të testit të gjuhës së huaj të marrë nga EU Academy. Testi do të zhvillohet online përmes linku të dhënë në thirrje brenda 40-50 minutave dhe do të përbëjë 25% të rezultatit përfundimtar të gjuhës. Çdo rezultat tjetër i provimit ose certifikatë nuk do të pranohet.












Gjatë aplikimit, të gjithë studentët duhet të dorëzojnë një rezultat të testit të gjuhës së huaj të marrë nga EU Academy. Testi do të zhvillohet online përmes linku të dhënë në thirrje brenda 40-50 minutave dhe do të përbëjë 25% të rezultatit përfundimtar të gjuhës. Çdo rezultat tjetër i provimit ose certifikatë nuk do të pranohet.


*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, ne tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime “During mobility”, kjo pjesë e dokumentit duhet firmosur nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.




