Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë


🎯Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët, për semstrin e dytë të vitit akademik 2024-2025, në Universitetin Valladolid, Spanjë.
📌Llojet e mobilitetit:
Shkëmbimin e studentëve Bachelor / Master;
Afati për aplikim: 25 shtator 2024, ora 23:59 (Spanish Time).
📌I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.
👉Për të aplikuar klikoni në këtë link:
https://uvamobplus2.uva.es/publico/inicio
👉Për më shumë informacion klikoni linkun: https://uvamobplus2.uva.es/…/Convocatoria_firmada_EN.pdf
Të gjithë aplikantët duhet detyrimisht të kryejnë 20-30 ECTS në Universitetin e Valladolidit dhe gjithashtu duhet t’u njihen në universitetin e origjinës 20-30 ECTS.
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al.
😃Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!


 

Shpërnda lajmin: